Bleu një orë të vjetër, befasohet nga ajo që gjen brenda saj - Gazeta Express
string(59) "bleu-nje-ore-te-vjeter-befasohet-nga-ajo-qe-gjen-brenda-saj"

Bleu një orë të vjetër, befasohet nga ajo që gjen brenda saj

Gazeta Express

09/07/2020 11:48

Një burrë nga Aurich-i i Gjermanisë bleu një orë muri në treg, por kur e çoi në shtëpi atë e priti një befasi.

Ai nuk mund t’i besonte syve kur gjeti 50,000 marka gjermane brenda saj, tashmë jashtë funksionit, transmeton lajmi.net.

Lexo Edhe:

Banori gjerman, identiteti i së cilit nuk është bërë i ditur, pasi bleu orën, paratë i dërgoi në zyrën e gjërave të humbura, sipas Fenix Magazine.

Në rast të paraqitjes së pronarit të parave, burri do të kishte të drejtën për tre për qind të fitimeve (rreth 770 euro), por askush nuk u përgjigj dhe pas afatit ligjor prej gjashtë muajve, ai i mori paratë.

Ai mund të shkëmbejë kartëmonedhat e vjetra në euro në bankë