Bleu dy pushkë për ditëlindje, kush është 18-vjeçari që kreu masakrën në Teksas - Gazeta Express
string(78) "bleu-dy-pushke-per-ditelindje-kush-eshte-18-vjecari-qe-kreu-masakren-ne-teksas"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2022 9:05

Bleu dy pushkë për ditëlindje, kush është 18-vjeçari që kreu masakrën në Teksas

Lajme

Gazeta Express

25/05/2022 9:05

18-vjeçari Salvador Ramos hapi zjarr dhe vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në shkollën fillore Robb në Uvalde në Teksas dhe më pas i riu u vra nga policia.

Sipas hetuesve vrasësi ka qëlluar fillimisht gjyshen e tij dhe më pas ka bërë një aksident automobilistik pranë shkollës fillore. Ai doli nga makina me një pushkë dhe një jelek antiplumb dhe hyri në ndërtesën e shkollës ku hapi zjarr në disa nga klasat.

Lexo Edhe:

Pak dihet për Ramos, por ai ishte një gjimnazist në zonë dhe pak para masakrës kontaktoi me një të panjohur në Instagram duke i thënë se kishte një sekret që donte ta tregonte: “Unë jam gati të …”. Megjithatë, ai nuk i ka rrëfyer as të dashurës se cili ishte gjesti i çmendur që kishte në mendje të cilin e përfundoi disa orë më vonë. Në llogarinë e tij në Instagram, vrasësi ka postuar një selfie dhe foto të armëve, mes të cilave një me dy pushkë. Nuk dihet nëse këto janë armët e përdorura për masakrën. Ajo që dihet është se djali ka blerë dy pushkë për ditëlindjen e tij të 18-të./A2CNN