Bletët shpallen insektet më të rëndësishme në tokë - Gazeta Express
string(50) "bletet-shpallen-insektet-me-te-rendesishme-ne-toke"

Bletët shpallen insektet më të rëndësishme në tokë

Gazeta Express

17/01/2020 13:55

A keni menduar ndonjëherë se nga vjen gjithë ushqimi që hani? Epo, mund t’ju befasoj që një pjesë e konsiderueshme, në një mënyrë ose tjetrën vjen nga bletët.

Gazetar: Shpend Lipa

Lexo Edhe:

Instituti “Earthwatch” ka shpallur bletët si insektet më të paçmueshme në këtë planet.  Dhe, së bashku me të vjen edhe pjesa shqetësuese që nëse bletët do të zhdukeshin sot, njerëzimit do t’i vinte fundi shumë shpejt.

Shkencëtarët dhe ekspertët e botës së egër kanë shtuar bletët në listën e insekteve që janë të dënuara me zhdukje në të ardhmen e afërt, nëse njerëzimi nuk bën diçka të dobishme për to.  Madje, sipas hulumtimit humbja e bletëve do të ishte një katastrofë për njerëzimin, pasi ato janë të pazëvendësueshme.

Sipas raporteve të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara , rënia e numrit të bletëve do të ndikonte negativisht edhe në të korrat e mëdha si kafeja, kakaoja, bajamet, domatet dhe mollët.

I njohur si ushqimi më i shëndetshëm, mjalti, është kërkuar shumë që nga kohërat e lashta.  Deri më tani bëhet e ditur se ekzistojnë më shumë se 20 mijë lloje bletësh./GazetaExpress/