Modelja dhe bukuroshja kosovare, Blerta Veseli, ka mahnitur ndjekësit e saj në rrjetet sociale me disa foto të postuara së fundmi në Instagram.
E veshur me një bikini ngjyrë rozë, Blerta ka treguar format dhe asetet e saj, duke bërë që postimet të marrin mijëra pëlqime dhe komente nga fansat.
Blerta, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara, nuk është e panjohur për botën e modës.
Ajo ka marrë pjesë në pasarela ndërkombëtare dhe është shfaqur disa herë edhe në revistat më të njohura të modës, duke konsoliduar emrin e saj si një ndër modelet më të suksesshme kosovare në skenën globale.
Ndjekësit e saj kanë vlerësuar jo vetëm bukurinë, por edhe elegancën dhe stilin që Blerta sjell në secilën imazh, duke e bërë çdo postim të saj një moment të veçantë për fansat e modës dhe lifestyle-it. /GazetaExpress/