string(62) "blerta-dodaj-shqiptarja-qe-prezantoi-nje-robot-ujor-ne-harvard"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 13:15

Blerta Dodaj, shqiptarja që prezantoi një robot ujor në Harvard

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 13:15

Në një botë që ndryshon me shpejtësi, janë të rinjtë ata që shpesh janë në pararojë të inovacionit, guximit dhe vizionit për një të ardhme më të mirë.

Të shumtë janë të rinjtë shqiptarë që kanë sfiduar kufijtë dhe veten duke dashur t’i flasin botës me arritjet e tyre.

Një shembull i tillë i guximit dhe përkushtimit është edhe Blerta Dodaj, studentja 21-vjeçare me origjinë shqiptare e cila është pjesë e komunitetit të Harvardit dhe MIT-it, e cila javën e shkuar prezantoi në Harvard Innovation Labs idenë e krijimit të një robot ujor me inteligjencë artificiale për të ulur nivelin e ndotjes në ujëra.

Koncepti i idesë së Blertës, CleanWatts AI, konsiston në krijimin e një robot ujor autonom, i pajisur me inteligjencë artificiale, sensore multispektralë dhe krahë robotikë të dizajnuar për të pastruar ujërat.