Blerta Deliu: Do të votojmë kundër Albulena Haxhiut, s’kemi votë për asnjë ministër të qeverisjes Kurti - Gazeta Express
string(100) "blerta-deliu-do-te-votojme-kunder-albulena-haxhiut-skemi-vote-per-asnje-minister-te-qeverisjes-kurti"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 10:48

Blerta Deliu: Do të votojmë kundër Albulena Haxhiut, s’kemi votë për asnjë ministër të qeverisjes Kurti

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 10:48

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se partia e saj s’do të ketë votë pro Albulena Haxhiut, e cila është paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje se prapë do të jetë kandidate për kryeparlamentare.

Ajo tha se PDK s’e voton asnjë ministër të Qeverisë Kurti nëse ata propozohen nga Vetëvendosje.

E pyetur nëse do të marrin pjesë në votim, ajo tha se PDK edhe herët e kaluara kur votimi ka qenë i hapur ka marrë pjesë dhe se do të respektojnë aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

“S’e kemi votuar vetëm përpjekjet e pushtetit për të ndryshuar mënyrën e votimit, por ne kemi votuar pesë herë kundër zonjës Haxhiu. PDK ka refuzuar që të bëhet shkelëse e Kushtetutës dhe këtë thirrje e kemi bërë në mënyrë të përsëritur duke kërkuar që një votim që bie ndesh me Kushtetutën të mos jetë pjesë e seancave të përsëritura që i kemi parë. Ne do ta respektojmë aktgjykimin siç kemi bërë deri tash. Do të votojmë kundër zonjës Haxhiu. Ne s’kemi votë për asnjë ministër të qeverisjes Kurti sepse konsiderojmë se janë përgjegjës për degradimin pesëvjeçar të Republikës së Kosovës”.

Deputetja e PDK-së tha se përfaqësuesit që janë të zgjedhur me votë të qytetarëve duhet “që aktgjykimet e tilla që të mos vihen në dilemë”.

“Është detyrim kushtetues i deputetëve që t’i respektojnë këto aktgjykime. Kosova është bllokuar që gjashtë muaj për shkak të arrogancës dhe të mosrespektimit të aktgjykimit të 26 qershorit. Kosova sot ka probleme shumëfish më të mëdha se a do të zgjidhet zonja Haxhiu në krye të Kuvendit”./Express/