Këngëtari i njohur Blero ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Forever Young”, ku ka ndarë disa detaje interesante nga jeta e tij personale.
Kësaj here Blero ka befasuar fansat me një deklaratë të sinqertë.
“Jam i dashuruar, jam i përmbushur,” ka thënë këngëtari. Megjithatë, ai nuk ka dashur të zbulojë shumë për marrëdhënien e tij të fundit, shkruan “Kosovarja”.
“Kur po flas shumë, po më marrin sysh,” ka shtuar ai me të qeshura, duke lënë të kuptohet se këtë herë dëshiron të mbrojë lumturinë nga syri i keq dhe fjalët e tepërta.
Në ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse dashuria e re e Bleros do të frymëzojë edhe projekte të reja muzikore.