Blero ngjall dyshime për një lidhje të re dashurie - Gazeta Express
string(50) "blero-ngjall-dyshime-per-nje-lidhje-te-re-dashurie"

Rozë

Gazeta Express

15/07/2025 7:11

Blero ngjall dyshime për një lidhje të re dashurie

Rozë

Gazeta Express

15/07/2025 7:11

Këngëtari i njohur, Blero, ka bërë një postim në Instagram që ka shtuar dyshimet për një lidhje të re.

Edhe pse ai nuk ka dhënë ndonjë konfirmim të drejtpërdrejtë, një fotografi e publikuar së fundmi ka nxitur reagime në rrjet.

Në imazhin e ndarë me ndjekësit, Blero shihet duke vozitur, ndërsa në krah i qëndron dora e një vajze misterioze që i vendos dorën në krah.

Identiteti i saj mbetet i panjohur, por kjo pamje e ka bërë të qartë se këngëtari mund të jetë në një kapitull të ri personal.

Kjo ka ardhur pas raportimeve, përmes së cilave Blero u përfol se ishte parë në shoqërinë e një vajze të re.

Edhe pse nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare, fansat janë duke komentuar gjerësisht dhe spekulojnë për një lidhje të mundshme.