Këngëtari i mirënjohur kosovar, Blero, i cili nga shumëkush njihet edhe si tifoz i madh i Barcelonës, është pjesë e panelit të sontëm në emisionin sportiv “Favorit”.
Blero nga “Favoriti” e goditi disa herë rivalin e përbetuar, Real Madridin, me disa nga perlat e tij.
Fillimisht, ai u ‘kap’ te referimi, për të cilin tha se ishte në anën e Realit/
“Barcelona sot në fakt luajti dhe fitoi ndaj 13 lojtarëve, kundër gjyqtarit të ndeshjes dhe VAR-it”, tha ai fillimisht.
Tutje, ai u shpreh se gjyqtari i ndeshjes së sotme në El Clasico, Hernandez Hernandez, do të futej në burg, po të ishte duke referuar në Angli.
Në vazhdim, ai pati punë edhe me Xabi Alonson, trajnerin në ardhje të Real Madridit.
“Alonso mund të shkojë në Real vetëm sa për të bërë foto me Viniciusin e Mbappen, sepse ai është një trajner që nuk autoritet dhe do të shkarkohet shumë shpejtë”, përfundoi ai./GazetaExpress/