Këngëtari dhe menaxheri i ri i futbollit, Blero ka një kërkesë për selektorin e Kosovës, Franco Fodën.
Ai i ka kërkuar trajnerit austriak që të largohet menjëherë nga kombëtarja e Kosovës, pas “eksperimenteve të bëra” në ndeshjen e sontme ndaj Zvicrës.
“Le të mbahet një minut heshtje për Franco Fodan. Le të largohet menjëherë, sepse ai s’e meriton me vazhdu tutje”, tha ai.
Tutje, ai tha që Franco Foda le ta shehë vetën në pasqyrë, sepse nuk është as Hansi Flick e as Carlo Ancelotti./GazetaExpress/