Blero dhe Albos vijnë me një "telenovelë" - Gazeta Express
string(39) "blero-dhe-albos-vijne-me-nje-telenovele"

Blero dhe Albos vijnë me një “telenovelë”

Rozë

Gazeta Express

06/07/2021 18:39

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

Ai këtë radhë vjen në bashkëpunim me rap-artistin Albos, në një këngë të titulluar “Telenovela”.

Lexo Edhe:

Muzika është punuar nga vet Blero dhe Albos, ndërsa të njëjtët kanë shkruar edhe vargjet e tekstit.

Kënga është ritmike dhe i përshtate sezonës së verës, ndërsa për orkestrimin e saj është kujdesur Johan Bejerholm.

“Telenovela” vjen e vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdetin shqiptar.