Blerind Morina, “Ylli i Javës” në Superligë - Gazeta Express
string(40) "blerind-morina-ylli-i-javes-ne-superlige"

Sport

Gazeta Express

19/03/2026 11:31

Blerind Morina, “Ylli i Javës” në Superligë

Sport

Gazeta Express

19/03/2026 11:31

Blerind Morina është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 25-të të Superligës, në vlerësimin që e bëri Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Ai shkëlqeu në fitoren 3:2 të Gjilanit ndaj Llapit në udhëtim duke e realizuar një gol dhe duke shfaqur angazhim dhe kontribut në lojë.

Pasi mori çmimin ‘Ylli i Javës”, Blerindi u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

“Gjatë tërë javës kemi punuar shumë dhe kemi analizuar Llapin. Kjo ka qenë një fitore shumë e rëndësishme për ne. Objektivi i ekipit gjithmonë ka qenë dalja në Evropë, por duke e parë tabelën, pse jo edhe më shumë. Falënderoj stafin e trajnerëve dhe bashkëlojtarët. Këtë çmim ia dedikoj SC Gjilanit”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement