Këshilli i Ministrave emëroi sot Blerina Abrazhdan në pozicionin e zëvendësministres së Mbrojtjes.
Në vendimin e qeverisë lexohet se “në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.