Blerim Sejdiu: Pallaticën do ta bëjmë një qytezë të bukur - Gazeta Express
string(56) "blerim-sejdiu-pallaticen-do-ta-bejme-nje-qyteze-te-bukur"

Maqedoni

Gazeta Express

09/09/2025 14:45

Blerim Sejdiu: Pallaticën do ta bëjmë një qytezë të bukur

Maqedoni

Gazeta Express

09/09/2025 14:45

Kryetari i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, njëherazi edhe kandidat i VLEN-it për të njëjtën komunë, vizitoi fshatin Pallaticë për të inspektuar nga afër rezultatet e punës së bërë por gjithashtu edhe për të planifikuar projektet e reja që do të realizohen në të ardhmen.

“Me duart tona, po ndërtojmë çdo cep të Pallaticës! Sot, bashkë me qytetarë të Pallaticës, ecëm nëpër rrugët e fshatit tonë. Pamë me sy rezultatet e punës së bërë, por edhe hapësirat ku do të ngrihen projektet e reja që do ta ndryshojnë edhe më shumë jetën tonë për mirë. Kemi thënë se Pallaticën📍 do ta bëjmë një qytezë të bukur, sepse ky vendbanim meriton të ndërtohet në çdo cep. Ne nuk flasim për të ardhmen, ne e ndërtojmë atë me punë konkrete!, ka shkruar Sejdiu.

https://www.facebook.com/share/p/1BG4vvzcdX/