Blerim Latifi: VV merrej me tema të mëdha, tash është bërë si partitë e tjera - Gazeta Express
string(75) "blerim-latifi-vv-merrej-me-tema-te-medha-tash-eshte-bere-si-partite-e-tjera"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2021 21:42

Blerim Latifi: VV merrej me tema të mëdha, tash është bërë si partitë e tjera

Lajme

Gazeta Express

17/09/2021 21:42

Profesori universitar, Blerim Latifi, njëherësh edhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se subjekti politik në udhëheqje të pushtetit qendror, Lëvizja Vetëvendosje, dallon nga Vetëvendosja e pushtetit lokal.

Sipas Latifit, kjo parti politike nuk e bën diferencën në raport me partitë e tjera në zgjedhjet lokale, të cilat pritet të mbahen më 17 shkurt të këtij viti, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Sepse, Vetëvendosja, sikurse thashë ka qenë e specializuar në tema të mëdha, bashkimi kombëtar, korrupsioni, çështjet e mëdha nacionale dhe e shohim se në nivel lokal diskursi i Vetëvendosjes nuk dallon fare nga ai i partive të tjera”, është deklaruar Latifi në Pressing.

“Do të thotë, në nivel lokal, Vetëvendosja nuk e bën diferencën me të tjerët. Edhe me diskurs edhe me kandidatura, e as me përvojë. Do të thotë, është njëfarë ekuivalence në të gjitha rrafshet me partitë e tjera”, ka shtuar tutje ai.