Blerim Latifi reagon pas padisë së Talit: Takimet e tij me Thaçin janë publike, s'mund t'i fshehë servilosjet - Gazeta Express
string(104) "blerim-latifi-reagon-pas-padise-se-talit-takimet-e-tij-me-thacin-jane-publike-smund-ti-fsheh-servilosjet"

Blerim Latifi reagon pas padisë së Talit: Takimet e tij me Thaçin janë publike, s’mund t’i fshehë servilosjet

Gazeta Express

26/05/2020 12:17

Filozofi Blerim Latifi ka reaguar pasi që këshilltari i kryeministrit në detyrë, Driton Tali, ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje pas një deklarate të tij, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Latifi i është referuar Talit edhe një herë si “Driton Tali-Kali”, derisa e ka quajtur të padijshëm dhe sharlatan.

Lexo Edhe:

Sipas filozofit, takimet e Talit me presidentin janë publike dhe nuk mund të fshihen me padi.

“Driton Tali-Kali po mendon se me tremb me padinë e tij. Se është i padijshëm dhe sharlatan e tregon qysh ne fjalinë e tij të parë ku shkruan se me “sabah ju kurdis padia Blerim Latifit”. Shikoni sa analfabet është: nuk di të dalloj fjalët “padis” dhe “kurdis”. Në fakt, e tërë e ashtuquajtura “padi e tij” është kurdisje e tij prej mjerani. Takimet e tij me kryeministrin Thaçi në pranverën e vitit 2010 janë gjëra publike, të njohura nga të gjithë në ato kohë. Edhe ato në zyrën e Thaçit. Me padi të shpifura nuk mundet t’i fsheh servilosjet e tij të dikurshme dhe t’i arsyetoj ato të sotmet. Unë nuk i trembem as këtij mjerani dhe askujt tjetër, sepse kurrë në jetë se kam futur në pazar nderin dhe krenarinë time. Rrjedhimisht as drejtësisë, e cila Driton mjeranit do t’ia përplas fytyrës gomarllëqet e tij’, ka shkruar ai. /GazetaExpress/