Blerim Latifi: Kurti pati afër vetes njerëz të padijshëm, erdhi në pushtet me gabimet e të tjerëve - Gazeta Express
string(96) "blerim-latifi-kurti-pati-afer-vetes-njerez-te-padijshem-erdhi-ne-pushtet-me-gabimet-e-te-tjereve"

Blerim Latifi: Kurti pati afër vetes njerëz të padijshëm, erdhi në pushtet me gabimet e të tjerëve

Gazeta Express

29/05/2020 12:49

Publicisti Blerim Latifi ka thënë se Albin Kurti nuk diti të qëndrojë në pushtet pasi afër tij kishte njerëz të padijshëm dhe arrogantë.

Latifi ka thënë se Kurti e humbi shansin e tij kryesor për të qenë pjesë vendimtare në historinë e papërfunduar të lirisë së Kosovës.

Lexo Edhe:

Ai deklaroi se rotacioni i pushtetit që rrjedh nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të pengohet me mjete jodemokratike, madje do të ishte gabim fatal nëse do të tentohej një gjë e tillë për Kurtin dhe Kosovën.

Postimi i plotë nga Latifi:

Ardhja në pushtet dhe qëndrimi në pushtet janë dy gjëra të ndryshme! E para, rëndom, vjen nga gabimet e të tjerëve.

E dyta, rëndom, varet nga mend e tua. Albin Kurtin e sollën në pushtet gabimet e të tjerëve, por ai nuk diti ta mbaj atë. Në mungesë të përvojës në pushtet, me besim të tepruar në intelektin e tij, dhe i rrethuar nga njerëz arrogantë e të padijshëm, ai e humbi shansin e tij kryesor për të qenë pjesë vendimtare në historinë e papërfunduar të lirisë së Kosovës.

Rotacioni i pushtetit, që rrjedh nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të pengohet me mjete jodemokratike. Do të ishte gabim fatal nëse do të tentohej një gjë e tillë. Si për Kurtin, ashtu edhe për vendin. Në rrethanat e reja politike, që janë krijuar nga mbrëmë, Kurtit i mbetet edhe një shpresë e vetme, shpresa se pushtetarët e rinj do të jenë aq të marrë sa t’i përsërisin gabimet e tyre të vjetra, të cilat kanë të bëjnë me keqqeverisjen, nepotizmin, klientelizmin dhe korrupsionin e shfrenuar. Nëse ata nuk i përsërisin ato gabime, ylli politik i Kurtit do të humbas shumë nga shkëlqimi i tij. Ndoshta në mënyrë të pakthyeshme!