Kandidati i LDK’së për deputet, Blerim Kuçi, ka njoftuar se tashmë ka aktivizuar edhe faqen e tij online ku qytetarët mund të informohen për zgjidhjet konkrete që ofrohen rreth sfidave të tyre.
Kuçi ka shkruar se kjo gjë është bërë në bashkëpunim me profesionistët.
“Sot, ky angazhim është përmbledhur në një platformë të hapur për secilin prej jush. Këto nuk janë thjesht prioritete, por temat dhe çështjet për të cilat do të angazhohem me përkushtim në Kuvend, gjithmonë në përputhje me vlerat dhe programin e LDK-së”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Për një të ardhme që e ndërtojmë së bashku!![]()
![]()
Pesë vitet e fundit kanë qenë një rrugëtim i mbushur me punë, hulumtime dhe dëgjim të vazhdueshëm të shqetësimeve e ideve tuaja.
Në bashkëpunim me profesionistë të fushave të ndryshme, kam punuar për të identifikuar zgjidhje konkrete për sfidat që prekin qytetarët çdo ditë.
Sot, ky angazhim është përmbledhur në një platformë të hapur për secilin prej jush. Këto nuk janë thjesht prioritete, por temat dhe çështjet për të cilat do të angazhohem me përkushtim në Kuvend, gjithmonë në përputhje me vlerat dhe programin e LDK-së.
Ju ftoj të njiheni me vizionin tim:
Ose skanoni kodin QR në foto për të hyrë drejtpërdrejt në platformë.