string(33) "blerim-krasniqi-vazhdon-me-driten"

Futboll

Gazeta Express

21/05/2025 16:36

Blerim Krasniqi vazhdon me Dritën

Futboll

Gazeta Express

21/05/2025 16:36

Kampionët e Kosovës në futboll, Drita, kanë konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Blerim Krasniqi, duke forcuar më tej bazën e suksesit që e çoi klubin drejt titullit kampion në edicionin e fundit.

Nëpërmjet një njoftimi në faqet zyrtare të klubit, Drita bëri të ditur se sulmuesi i mirënjohur do të vazhdojë të jetë pjesë e bardhekaltërve edhe për tre vitet e ardhshme, duke e çuar kështu qëndrimin e tij në klub në një total prej pesë vitesh.

“Blerim Krasniqi mbetet kampion”, thuhet në fillim të komunikatës, ku theksohet rëndësia e këtij rinovimi për ruajtjen e dyshes kampione të sulmit. Zyrtarizimi i marrëveshjes u bë në ambientet e klubit, ku drejtori sportiv Valon Zymberi i uroi Krasniqit suksese në objektivat e përbashkëta për të ardhmen.

Krasniqi, i cili ka qenë një nga figurat kyçe në sukseset e Dritës në dy sezonet e fundit, pritet të luajë një rol të rëndësishëm edhe në garat evropiane që klubi do të zhvillojë gjatë verës.