Këngëtarja Bleona Qerreti ka filluar të
jetë më aktive në rrjetet sociale, derisa sot ajo ka bërë një paralajmërim
E veshur me kilota të zeza dhe seksi,
këngëtarja është paraqitur si një “mjellmë e zezë”, por që nuk ka treguar se
për çfarë është fjalë.
“Jeta e tanishme”, ka shkruar ajo poshtë
këtyre fotografive, të cilën legjendë të fotografive e ka përcjellë edhe më një
emotikon “zemër të zezë”.
Bleona vazhdon ta bëjë një jetë në mes të
Shqipërisë dhe Amerikës, por që kryesisht është aktive në Amerikë ku edhe
tenton të depërtojë në skenën e madhe të Hollywoodit.
Deri me tani tentimet e saj kanë qenë pa sukses. /GazetaExpress/