Blendi Fevziu për Policinë e Kosovës: Duken si amerikanë, s'kanë lidhje me Ballkanin fare - Gazeta Express
string(86) "blendi-fevziu-per-policine-e-kosoves-duken-si-amerikane-skane-lidhje-me-ballkanin-fare"

Blendi Fevziu për Policinë e Kosovës: Duken si amerikanë, s’kanë lidhje me Ballkanin fare

Lajme

Gazeta Express

27/09/2023 12:22

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit ‘Opinion’ në Shqipëri, Blendi Fevziu, ka dhënë vlerësime maksimale për Policinë e Kosovës, gjatë emisionit të së martës.

Derisa po diskutohej në studio për sulmin terrorist në veri, gazetari Artan Hoxha po fliste për aksionin fantastik që e realizoi Policia e Kosovës në veri.

Lexo Edhe:

Ndërkaq gazetari Blendi Fevziu tha se përveç që janë të trajnuar edhe policët e thjeshtë kur të ndalojnë në rrugë, duken si amerikanë.

“Edhe policët që të ndalojnë në rrugë janë si amerikanët, s’kanë lidhje me Ballkanin fare”, tha Fevziu.

Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri aksioni i suksesshëm i Policisë në veri kundër terroristëve u duartrokit dhe u mbështet fuqishëm.