Blend Bajraktari është përforcimi i radhës i FC Ferizajt.
Klubi ferizajas njoftoi zyrtarisht këtë të shtunë për arritjen e marrëveshjes me portierin e ri, shkruan Gazeta Express.
Bajraktari nënshkroi kontratë profesionale me “Ujqit”, por detajet nuk u zbuluan.
Blend Bajraktari së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës, klub te i cili i kaloi të gjitha grupmoshat.
“FC Ferizaj nënshkruan me portierin Blend Bajraktari. Blendi së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës, ku kaloi gjitha grupmoshat, duke u shquar për talentin e madh. Ne kemi nënshkruar kontratë profesionale me Blendin dhe njëherit i urojmë shumë suksese në fanelën tonë”, thuhet në njoftimin e klubit të Ferizajt. /Gazeta Express/
NJOFTIM PËR MANIFESTIM INTERESI Lidhur me procedurën e garës për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer...