Blend Baftiu, “Ylli i Javës” në Superligë - Gazeta Express
string(38) "blend-baftiu-ylli-i-javes-ne-superlige"

Futboll

Gazeta Express

07/10/2025 11:36

Blend Baftiu, “Ylli i Javës” në Superligë

Futboll

Gazeta Express

07/10/2025 11:36

Blend Baftiu është zgjedhur “Ylli i Javës” në Superligën e futbollit.

Futbollisti i FC Prishtinës shkëlqeu në derbin me Ballkanin duke e shënuar golin e fitores minimale, 1:0, shkruan “Gazeta Express”.

Për këtë, komisioni vlerësoi se ish-futbollisti i pikërisht Ballkanit, Dritës dhe Llapit, ishte më i miri i xhiros së tetë të ligës elitare të futbollit kosovar.

Pasi mori këtë çmim, futbollisti ofanziv u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

“Kemi pasur një start shumë të mirë të këtij sezoni si me ekipin, ashtu edhe në aspektin personal. Ndeshja e fundit është pasqyra më e mirë e këtij fillimi pozitiv, sepse ishte derbi kundër Ballkanit dhe një emocion i veçantë, meqë ndeshjen e fituam në minutat e fundit.”

“Më vjen mirë që, falë golit tim, fituam tre pikë dhe këtë çmim ia dedikoj bashkëlojtarëve, të cilët japin kontribut shumë të madh, si edhe “Plisave”, të cilët nuk mungojnë në asnjë ndeshje dhe janë një shtysë shumë e madhe për ne. Atmosfera është shumë e mirë në ekip, dhe kjo është falë rezultateve që kemi arritur.”

“Pretendimet e Prishtinës, si ekipi më i madh në vend, janë gjithmonë titulli kampion. Ndjehem shumë mirë që jam vlerësuar si lojtari më i mirë i javës, dhe më vjen mirë që po kontribuoj. Shpresoj ta ruaj këtë formë edhe në vazhdim dhe ta ndihmoj skuadrën në ndeshjet e ardhshme”, tha Baftiu për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express