Bledi Mane vazhdon të ofendojë kosovarët edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania - Gazeta Express
string(88) "bledi-mane-vazhdon-te-ofendoje-kosovaret-edhe-brenda-shtepise-se-big-brother-vip-albania"

Bledi Mane vazhdon të ofendojë kosovarët edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Rozë

Gazeta Express

09/02/2023 13:12

Banori më i ri i shtëpisë së Big Brother është bërë gazetari, Bledi Mane. 

Në klipin e tij prezantues, Mane u shpreh se injoranca dhe niveli i ulët i arsimit e shqetëson, ndaj në këtë pikë nuk do të ketë kompromise.

Lexo Edhe:

Ai tha se nuk di të gatuajë por ka vazhduar të flasë për kuzhinën.

Gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane, para një kohe i ka ofenduar kosovarët duke thënë se “nuk e përdorin vajin e ullirit” dhe se ende kanë mbetur tek “pleskavica dhe lakra”.

Këtë gjë i njëjti ka vazhduar ta pohojë edhe brenda shtëpisë. E habitur nga deklarata e tij ka mbetur Nita, banorja nga Kosova.