string(83) "blake-lively-reagon-pas-fitores-ne-gjyqin-400-milione-dollaresh-ndaj-justin-baldoni"

Yjet

Gazeta Express

10/06/2025 18:54

Blake Lively reagon pas fitores në gjyqin 400 milionë dollarësh ndaj Justin Baldoni

Yjet

Gazeta Express

10/06/2025 18:54

“Edhe pse rasti ndaj meje u hodh poshtë, shumë gra nuk kanë mundësinë për t’u mbrojtur”

Aktorja e famshme, Blake Lively, ka reaguar për herë të parë pasi gjykata hodhi poshtë padinë për shpifje dhe shantazh prej 400 milionë dollarësh, të ngritur nga kolegu i saj në filmin “It Ends With Us”, Justin Baldoni.

Në një deklaratë të fuqishme të publikuar në “Instagram”, 37-vjeçarja shprehu mirënjohje për 19 organizatat që u bashkuan në mbështetje të saj dhe të së drejtës së grave për të folur për sigurinë e tyre.

“Ashtu si shumë të tjera, edhe unë kam ndier dhimbjen e një padie hakmarrëse”,  shkroi aktorja duke shtuar: “Edhe pse rasti ndaj meje u hodh poshtë, shumë gra nuk kanë mundësinë për t’u mbrojtur”.

Pas një viti të trazuar ligjor, ylli i “Gossip Girl”, e cila ka katër fëmijë me aktorin Ryan Reynolds, u shfaq në mbrëmjen “Tribeca Artists Dinner” në Nju Jork, duke reflektuar qetësi dhe vendosmëri.

Lively premtoi se do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e grave për të folur, për dinjitetin dhe historinë e tyre, ndërsa falënderoi publikisht të gjithë ata që qëndruan në krah të saj, miq, ndjekës e organizata.

Blake publikoi edhe një listë të plotë të organizatave që e mbështetën ligjërisht me amicus briefs, përfshirë: “California Women’s Law Center”, “Equal Rights Advocates”, “Her Justice” dhe “Coalition Against Trafficking in Women”.

Një zëdhënës i saj theksoi se këto grupe janë bashkuar për të kundërshtuar përpjekjen e Justin Baldoni për të “shkatërruar një ligj që mbron gratë që ngrenë zërin, thjesht për të mbrojtur veten”.