Blakaj: Në Speciale ka pasur dëshmitarë edhe nga Kosova, shumica me identitet të mbrojtur   - Gazeta Express
string(87) "blakaj-ne-speciale-ka-pasur-deshmitare-edhe-nga-kosova-shumica-me-identitet-te-mbrojtur"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 7:00

Blakaj: Në Speciale ka pasur dëshmitarë edhe nga Kosova, shumica me identitet të mbrojtur  

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 7:00

Bekim Blakaj nga Fondacioni për të Drejtën Humanitare komentoi zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor në Hagë kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se pas dëgjimit të palës së mbrojtjes dhe pyetjeve të panelit të gjyqtarëve, është e pamundur të jepet një epilog përfundimtar.

Ai tha se për një përfundim duhet pritur vendimi i trupit gjykues, ndërsa shtoi se shumë nga pretendimet e Prokurorisë, sipas tij, nuk qëndrojnë në këmbë të forta.

“Pas dëgjimit të palës së mbrojtjes dhe pyetjeve të parashtruara nga paneli i gjyqtarëve, është e pamundur të thuhet epilogu përfundimtar. Për këtë duhet të pritet. Pretendimet e Prokurorisë, si duket, shumica e tyre nuk qëndrojnë në këmbë të forta. Ka dëshmi që kryesisht vijnë nga Serbia; ata kanë pasur dëshmitarë edhe nga Kosova, shumica prej tyre me identitet të mbrojtur, për të cilët nuk dihet se kush janë. Prokuroria provat mund t’i kërkojë kudo – nga Kosova apo nga Serbia,” tha Blakaj.

Blakaj komentoi edhe fjalët përfundimtare të të pandehurve, duke i cilësuar ato si dinjitoze dhe duke veçuar një pjesë nga fjala e Hashim Thaçit, ku u përmend raportuesi i Këshillit të Evropës dhe pretendimi për tentim vrasjeje nga shërbimi sekret serb, çështje që sipas tij nuk mori vëmendjen e merituar.

Të mërkurën e 18 shkurtit, mbrojtjet e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, dhanë argumentet e tyre të fundit mbrojtëse. /Rtv21

Advertisement
Advertisement
Advertisement