Bora e parë për këtë sezon të dimrit ka filluar të bjerë edhe në Prishtinë
Prishtina ka filluar të zbardhet nga bora, që ka filluar të bjerë me intensitet më të lartë në orët e pasdites.
Për ditën e sotme është parlajmëruar se do të ketë rreshje të borës në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në disa vende madje edhe një shtresë ka mbuluar gjithë qytetin.
Temperaturat e ditës së sotme pritet të jenë nga -4 minimalja deri në +2 maksimalja. /Gazeta Express/