Bjellorusia pretendon se dronët rusë 'kanë humbur rrugën': Edhe ne rrëzuam disa në territorin tonë - Gazeta Express
string(95) "bjellorusia-pretendon-se-dronet-ruse-kane-humbur-rrugen-edhe-ne-rrezuam-disa-ne-territorin-tone"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 10:31

Bjellorusia pretendon se dronët rusë ‘kanë humbur rrugën’: Edhe ne rrëzuam disa në territorin tonë

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 10:31

Pavel Muravyeika, zëvendësministër i Mbrojtjes i Bjellorusisë, po pretendon se dronët që hynë në hapësirën ajrore polake e bënë këtë aksidentalisht, pasi sistemet e tyre të navigimit u bllokuan.

Në një video në kanalin zyrtar në Telegram të Ministrisë së Mbrojtjes, ai pretendon se dronët “humbën rrugën” dhe se vetë Bjellorusia kishte rrëzuar disa mbi territorin e saj.

Ai tha se midis orës 23:00 dhe 04:00 sipas orës lokale, forcat e tij së bashku me ato të Polonisë dhe Lituanisë, kanë shkëmbyer informacione përmes “kanaleve të komunikimit” lidhur me dronët që supozohet të kenë qenë jashtë kontrollit.

Bjellorusia, një shtet diktatorial, është aleate e Rusisë e cila strehon raketat ruse.

Trupat ruse hynë në Ukrainë në vitin 2022 përmes territorit të saj. Lidhjet e saj me Moskën janë shumë të ngushta. Kështu që fjalët e saj nuk duhen besuar, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Por ky mund të jetë shpjegimi që Rusia jep përfundimisht për atë që zyrtarët e Polonisë dhe BE-së – dhe Ukraina – po e quajnë një shkelje të qëllimshme të hapësirës ajrore polake.