Bjellorusia në prag të luftës civile: Dëgjohen shpërthime në Minsk - Gazeta Express
string(61) "bjellorusia-neprag-luftes-civile-degjohen-shperthime-ne-minsk"

Bjellorusia në prag të luftës civile: Dëgjohen shpërthime në Minsk

Gazeta Express

11/08/2020 7:36

Shpërthimet të fuqishme janë dëgjuar në qendër të Minskut, raportojnë mediat ndërkombëtare. 

Ka një numër të madh të demonstruesve në qendër të kryeqytetit Bjellorus. Protestuesit filluan të ngrinin barrikada pak më herët. Gjatë përplasjeve me forcat speciale, një person humbi jetën kur u përpoq të hidhte një pajisje eksplozive ndaj tyre, njoftoi Ministria e Brendshme. Megjithatë, eksplozivi u aktivizua në duart e tij.

Lexo Edhe:

Një kolonë e automjeteve të forcave speciale po lëviz në drejtim të kësaj pjese të qytetit.

Kandidatja e opozitës, Sviatlana Tsikhanouskaya, ka refuzuar të pranojë rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi.

“Ne nuk pajtohemi me (rezultatet e zgjedhjeve), ne kemi një informacion absolutisht të kundërt”, tha ajo.

“Ne jemi duke mbledhur prova të falsifikimeve. Kemi njerëz që janë zyrtarisht të gatshëm të konfirmojnë falsifikimet në qendrat e votimit. Kështu që ne kemi filluar të punojmë në mënyrë aktive për këtë dhe tani tani po shkoj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të thënë që ne nuk do të pranojmë rezultatet e zgjedhjeve”, shtoi ajo.