Bjellorusia e akuzon Rusinë se po dëshiron ta bëjë pjesë të veten - Gazeta Express
string(65) "bjellorusia-e-akuzon-rusine-se-po-deshiron-ta-beje-pjese-te-veten"

Gazeta Express

25/01/2020 8:55

Bjellorusia e akuzon Rusinë se po dëshiron ta bëjë pjesë të veten

Gazeta Express

25/01/2020 8:55

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenka, e ka akuzuar Moskën për presion për t’u bërë pjesë e Rusisë dhe u zotua se ai nuk do ta lejojë kurrë një gjë të tillë.

Duke folur para punëtorëve të një fabrike të letrës, Lukashenka e akuzoi Rusinë se po e shfrytëzon varësinë e Bjellorusisë nga gazi dhe nafta ruse për ta bërë pjesë të territorit të vet.

Lexo Edhe:

“Ne e kemi shtetin tonë, ne jemi sovranë dhe të pavarur. Me trurin tonë dhe me duart tona, fitojmë aq sa mundemi, jemi duke e ndërtuar vendin tonë. Ne nuk mund të jemi pjesë e ndonjë shteti tjetër”, tha ai.

“Nuk mund të ju tradhtoj dhe ta shpërbëj Bjellorusinë. Edhe nëse unë pajtohem me këtë, bjellorusët do të më hanin të gjallë brenda një viti. Është nder të jem presidenti i parë, por sigurisht që nuk do të doja të jem edhe i fundit”, shtoi Lukashenka.

Bjellorusia dhe Rusia janë përplasur kohëve të fundit rreth çmimit dhe taksave për naftësjellësin transit.

Këto vende nuk arritën të nënshkruajnë marrëveshje për furnizim me naftë dhe Rusia e ndërpreu shitjen e naftës në Bjellorusi për disa ditë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, Bjellorusia ka qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik dhe tradicionalisht ka pasur marrëdhënie shumë të ngushta me Rusinë për shkak të së kaluarës së përbashkët.