string(79) "biznesmeni-kosovar-flet-per-mediat-gjermane-kjo-ishte-kerkesa-ime-ndaj-merkelit"

Gazeta Express

22/04/2020 11:32

Biznesmeni kosovar flet për mediat gjermane: Kjo ishte kërkesa ime ndaj Merkelit

Gazeta Express

22/04/2020 11:32

Biznesmeni i njohur kosovar në Berlin, Bujar Bela ishte fokus i mediave të njohura gjermane me rastin e korona-virusit.

“Sat 1”, “Pro 7”, “Sat 1”, “Kabel 1” si dhe “die Welt”, ishin tv dhe gazetat që i kushtuan storje kosovarit që posedon 3 restorante në qendër të Berlinit.

Apeli i Belës ndaj politikanëve gjermanë- parlamentit si dhe kancelares Angela Merkel, ishte që tatimit prej 19% të ulet në 7%.

Sipas tij, kjo do t’i jepte një lehtësi të madhe bizneseve në tërë Gjermaninë.

Ndërsa, Bela e konsideroi të papranueshme kërkesën që klientët të ulen me nga 1.5  largësi në restorant.

“Kjo nuk do të funksiononte sepse askush nuk vije për ndonjë zor në restorant, të gjithë vijnë ta heqin stresin ose thjeshtë të kënaqen”, ka thënë ai.

Megjithatë, kaçanikasi tregoi se shteti i ka stimuluar bizneset me nga një ndihmë për punëtorët.

aaaaa