string(79) "bizneset-vendosin-pankarta-te-shumta-para-zrrese-kerkojne-pezullimin-e-vendimit"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 12:56

Bizneset vendosin pankarta të shumta para ZRRE`së, kërkojnë pezullimin e vendimit

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 12:56

Pas protestës paqësore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përfaqësues të bizneseve dhe punëtorët kanë marshuar para Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ku kanë vendosur para këtij institucioni pankarta me mesazhe për shtyrjen e vendimit për daljen në tregun e lirë të energjisë.

Në pankartat e vendosura pranë zyrave të ZRRE-së lexoheshin thirrje si “Poshtë vendimi”, si dhe mesazhe të tjera që reflektojnë pakënaqësinë e komunitetit të biznesit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një deklaratë para ZRRE-së, i bëri thirrje këtij institucioni që të pezullojë vendimin e fundit.

Ai shtoi se është e domosdoshme që qeveria të ulet dhe të bashkëpunojë me ZRRE-në për të gjetur një zgjidhje që do të mbrojë bizneset, qytetarët dhe punëtorët.

“I bëjmë thirrje ZRrE-së të pezullojë vendimin për daljen në treg të lirë. ZRrE, nuk është institucion që na ka ardhur prej jashtë, është institucion i brendshëm i Republikës së Kosovës i cili duhet t’i mbrojë bizneset. Andaj, i japim 10 ditë kohë ZRRE-së për të pezulluar vendimin. Kërkojmë nga qeveria që të ulet me ZRRE-në në të mirë të biznesit, qytetarëve, dhe punëtorëve që të gjejë mënyrën që të pezullojë për një vit minimumi kërkesën për daljen në treg të lirë. Të mbrojmë biznesin, se nuk ja kemi borxh askujt të na shkatërrojë biznesin. Është ndërtuar me mjete vetanke, forca të veta dhe nuk i jep të drejtën askujt. Janë 143 mijë familje që jetojnë prej këtyre bizneseve, është 60 për qindëshi i ekonomisë së Kosovës që zhvillohet prej këtyre bizneseve, ruajeni sa nuk është bërë vonë. Pankartat do të ja leme ZRrE-së të gjitha që të merr mesazhet dhe t’i lexojë, dhe të thërrasë mendjes për të pezulluar vendimin”, ka thënë Rafuna.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë. Skënder Krasniqi u shpreh se Qeveria i ndau para disa ditëve mbi 30 milionë euro për pagat të sektorit publik e sipas tij “aq i duhen sektorit privat për të mos ndalet puna”.

Më 29 maj bizneset dolën në protestë si shenjë pakënaqësie lidhur me procesin e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke bllokuar hyrje-daljet në Prishtinë.