Bizneset shqiptare pesimistë, marin me pak kredi - Gazeta Express
string(47) "bizneset-shqiptare-pesimiste-marin-me-pak-kredi"

Gazeta Express

22/10/2020 16:53

Bizneset shqiptare pesimistë, marin me pak kredi

Gazeta Express

22/10/2020 16:53

Bizneset ndjehen pesimistë për të ardhmen e ekonomisë në vend nisur nga kriza e shkaktuar prej pandemisë, prandaj ata nuk kanë preferuar të marrin kredi për investime edhe në tremujorin e tretë të vitit.

Banka e shqipërisë në raportin e aktivitetit kreditues tregon se kërkesa për kredi e bizneseve është raportuar disi më e ulët në tremujorin e tretë të vitit 2020.

Kërkesa më e ulët për kredi është shfaqur vetëm në segmentin e biznesit të madh dhe në kreditë dhënë për financimin e investimeve.

Por është vërejtur një kërkesë e shtuar për kredi nga bizneset e vogla e të mesme, si edhe për për likuiditet.

Në tremujorin e fundit të vitit bankat presin zgjerim të kërkesës për kredi si nga biznesi i vogël e i mesëm, ashtu edhe nga ai i madh.

Bankat presin rritje të kërkesës për kredi për likuiditete, ndërkohë në kreditë për investime pritet një kërkesë pothuajse e pandryshuar nga një tremujor më parë.

Sipas bankave, mungesa e kërkesës për financimin e investimeve, si edhe kushtet e përkeqësuara të financimit kanë ardhur nga rënia e besimit të biznesit, si edhe nga situata aktuale ekonomike e perspektiva për të.

Kërkesa për kredi nga ana e bizneseve ka qenë për nevojat për: rifinancimin/ristrukturimin e borxheve ekzistuese; financimin për bashkimin e kompanive; si edhe financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues.

“Përtej faktorëve tradicionalë që ndikojnë në zgjerimin e kërkesës për kredi,skemat e garancive sovrane ofruar nga qeveria për të zbutur efektet negative nga Covid-19, si edhe fushatat e iniciuara nga vetë bankat,duket se kanë nxitur kërkesën për kredi nga ana e bizneseve gjatë këtij tremujori”, thotë Banka e Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë edhe bankat kanë shtrënguar standardet e kreditimit edh enë tremujorin e tretë të vitit 2020. Kjo si në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, ashtu edhe në atë të biznesit të madh, nxitur prej kredive dhënë me qëllim financimin e investimeve.

Kurse standardet e kreditimit për kreditë e akorduara me qëllim mbulimin e nevojave për likuiditet u lehtësuan disi në tremujorin e tretë.

Për tremujorin e fundit të vitit 2020, bankat presin që të vijojë shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset, duke qenë më evident në kategorinë e bizneseve të mëdha, si edhe në kreditë për financimin e investimeve. Nga ana tjetër, bankat u shprehën se do mbajnë thuajse të pandryshuara nga një tremujor më parë standardet e kreditimit për bizneset e vogla e të mesme, si edhe për kreditë me qëllim financimin e nevojave për likuiditet.

Shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset u ndikua nga perceptimi i bankave për rrezik të shtuar lidhur me situatën ekonomike e perspektivën për të, si edhe me aftësinë paguese të kredimarrësit. Po ashtu, edhe toleranca më e ulët e bankave ndaj rrezikut ishte faktor që luajti rol në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset. Pandemia dhe pasiguritë e lidhura me të u raportua sifaktor me ndikim shtrëngues në standardet e kreditimit edhe në këtë tremujor.

Marrë nga Gazeta “Si”