Bizneset rrisin shitjet online, arrijnë në mbi 10% të xhiros - Gazeta Express
string(58) "bizneset-rrisin-shitjet-online-arrijne-ne-mbi-10-te-xhiros"

Shqiperi

Gazeta Express

19/09/2025 22:58

Bizneset rrisin shitjet online, arrijnë në mbi 10% të xhiros

Shqiperi

Gazeta Express

19/09/2025 22:58

Shqipëria po kalon në një fazë të re zhvillimi në fushën e tregtisë. Tregjet fizike dhe dyqanet tradicionale, që dikur mbizotëronin, tani po zëvendësohen nga platforma digjitale që po transformojnë mënyrën se si qytetarët blejnë dhe shesin produkte. Shitjet online janë një realitet që po rritet me ritme të shpejta.

Përgjatë këtij viti, 28% e ndërmarrjeve në Shqipëri kanë realizuar shitje përmes faqeve të internetit, aplikacioneve të dedikuara dhe platformave e-commerce.

Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT, numri i ndërmarrjeve që kanë realizuar shitje online ka shënuar një rritje prej 3,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Pjesën më të madhe të ndërmarrjeve që realizojnë shitje online e zënë ato që operojnë në fushën e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me 48,2% të numrit total të kompanive që kryejnë shitje elektronike, të ndjekura nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 44,8%, si dhe nga aktivitetet e informacionit dhe komunikimit, me 43,3%.

Përveç kësaj, raporti i INSTAT tregon se vlera e xhiros së realizuar nga shitjet online gjatë vitit 2025 ka arritur në 10,1% të xhiros totale të realizuara nga ndërmarrjet, duke shënuar një rritje prej 0,6% krahasuar me vitin 2024.

Tregtia me shumicë dhe pakicë vazhdon të mbajë pjesën më të madhe të xhiros, me 46,1%, e ndjekur nga aktivitetet e informacionit dhe komunikimit, me 16,5%.