Gjendja e jashtëzakonshme me Covid 19 lë nën dry dhjetëra dyqane në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Disa nga pronarët e tyre që anketuam tashmë kishin llogaritur edhe humbjet që kanë pësuar. Ndërsa për punëtorët e angazhuar thanë se po përpiqen me çdo kusht ti mbajnë, përcjell GazetaExpress.
Humbjet janë 95 %, nuk ka njerëz, nuk punojmë. Sigurisht kishit edhe të punësuar këtu? Po. Sa persona? Katër. Edhe tashmë janë në shtëpi. Sigurisht, në shtëpi. A mund të thuhet së janë larguar nga puna? Nuk janë larguar, përpiqemi me çdo kusht ti mbajmë, shpresojmë për të mirë”.
Kemi katër punëtor, nuk po qepin çanta prej se ka fillu pandemia. Pauzë kanë derisa të çelet puna. Nëse çelen punët ndoshta prapë punojmë diçka”.
Thuajse pa punë kanë mbetur edhe dyqanet për fotografi dhe fotkopjuesit. Madje, të këto të fundit ka ndikuar mbyllja e shkollave dhe fakulteteve.
“Për shkak të shkollave dhe fakulteteve, fotokopjuesit krysisht prej në shtëpi punojnë. E hap dyqanin deri ka ora 2 ose 3, lëshojmë muzikë të argëtohemi”.
Pranvera dhe vera janë muajt më të rëndësishëm për punë për artarë dhe dyqanet e nusërisë. Shumë prej tyre, sot ishin hapur pas gjashtë javësh pushim të detyruar.
“Nuk domethënë se e kemi hapur e ka punë, nuk ka po vetëm psiqikisht mu qetësu, jemi mësu me dal me punu edhe nuk rrihet mbyllur. Si biznes privat, gjashtë javë pa shitje është katastrofë, unë prej këtu ha e pi, i shkolloj fëmijët, jam me prind, me barna nëse nuk del prj këtu si ta paguaj rrymën më së pari ose ujin”.
Nga Esnafi i Çarshisë vlerësojnë se pas përfundimit të pandemisë do të ndryshojnë shumë gjëra në Çarshi. Kreu i saj, Bejtulla Morina tha se bizneset në çarshi tashmë do të duhet tu adaptohen kërkesave të konsumatorëve, posaçërisht turistëve./GazetaExpress/B.Lika/