Bizneset kosovare nisin t'i marrin fautrat e rrymës, mbi 100% më shtrenjtë se në vitin 2024 - Gazeta Express
string(88) "bizneset-kosovare-nisin-ti-marrin-fautrat-e-rrymes-mbi-100-me-shtrenjte-se-ne-vitin-2024"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 12:07

Bizneset kosovare nisin t’i marrin fautrat e rrymës, mbi 100% më shtrenjtë se në vitin 2024

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 12:07

Disa biznese kanë nisë t’i pranojnë faturat e shpenzimit të energjisë elektrike për muajin qershor të këtij viti, pas dy muaji vonesë. Një ndër bizneset që e pranoi faturën e qershorit 2025 më të shtrenjtë minimumi 100 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është kompania “Elkos”.

Pronari i kompanisë “Elkos”, Ramiz Kelmendi tha për KosovaPress se sot kanë pranuar faturën e muajit qershor në vlerë prej 346 mijë euro. Ai thekson se fatura e qershorit 2024 ka qenë 166 mijë euro. Sipas tij, ky shtrenjtim ka me shkaktuar rritje të çmimit të produkteve dhe shërbimeve 10 deri në 30 për qind.

Sipas tij, ky ngritje e çmimit të rrymës ka me dëmtuar rënd ekonominë e Kosovës.

“Na erdhi fatura…Vitin e kaluar, ka qenë fatura 166 mijë…muji qershor i vitit 2025, 346 mijë… Ne nuk mundemi me punuar, por meqenëse duhet me transferua te qytetari, atëherë këto pare diku rreth 200 milionë shtesë ka me i dalë të gjithë qytetarëve mbi barrën e çmimeve që kanë me u krijua. Për shembull, ke me shkua me emër bukë në restorant, do të dalë më shtrenjtë tash, çdo gjë më shtrenjtë…Diku deri në 10 për qind, diçka edhe më shumë, këto cka prodhohet në Kosovë shkon  edhe deri në 30 për qind…Është diçka që persekuton ekonominë, e këputë, sidomos në raport me konkurrencën që vjen prej shteteve fqinje që e kanë çmimin e një selektivite më të lirë se ne”, tha Kelmendi.

Po ashtu edhe një prodhues tjetër në vend, Shaqir Palushi ka pranuar faturën e fundit të qershor për së paku 100 për qind të më të shtrejt.

Ndërsa, sipas komunitetit të biznesit vendimet e ZRRE-së rrezikojnë largimin masiv të mijëra punëtorëve, ulje të prodhimit dhe rritje të importit.

Bizneset vazhdimisht kanë protestuar në Prishtinë për të kundërshtuar vendimin e ZRRE-së, që sipas tyre shkakton barrë të rëndë për kompanitë vendore dhe ekonominë e Kosovës./KP/