Bitcoini arrin vlerë rekorde - Gazeta Express

AutoTech

Gazeta Express

09/11/2021 10:39

Bitcoini arrin vlerë rekorde

AutoTech

Gazeta Express

09/11/2021 10:39

Kriptovaluta më e famshme, Bitcoin, ka thyer rekord të hënën. Kjo valutë digjitale për herë të parë ka kaluar shifrën e 68 mijë e 500 dollarëve – duke tejkaluar rekordin që u vendos në fund të tetorit.

Ndërkaq, valuta tjetër e famshme, etherum, kaloi 4800-shin për herën e parë.

Lexo Edhe:

Rritjet rekorde zgjeruan tregun në përgjithësi. Shumë valuta të tjera përfituan nga rritja me Solanan e Cardanon që përjetuan rritje gati dyshifrore në përqindje shtatë ditët e fundit.

Përderisa është e vështirë të parashikohet, shumë ekspertë parashohin që Bitcoini e Etherumi të rriten edhe javëve në vazhdim. Në një letër publike, drejtori i “ARK36”, Mikkel Morch, e ka parë vlerën 70 mijë dollarëshe si të pashmangshme, ndërsa JPMorgan ka dyfishuar parashikimet në rreth 140 mijë dollarë.

Javën e ardhshme, Bitcoini do të ketë përditësimin më të madh në katër vjet. I njohur si “Taproot”, ai pritet të sjellë privatësi edhe më të madhe të transaksioneve e efikasitet.