Bitcoin arrin vlerë rekorde - Gazeta Express
string(29) "bitcoin-arrin-vlere-rekorde-2"

Bitcoin arrin vlerë rekorde

AutoTech

Gazeta Express

07/01/2021 10:41

Bitcoin ka vendosur rekorde të reja për disa kohë. Gjatë vitit, rrjedha e tij është rritur pesëfish. Vitin e kaluar, monedha digjitale, e shpikur një dekadë më parë, ishte një nga investimet me fitimet më të mëdha në botë.

Që nga fillimi i këtij viti, vlera e kriptovalutës ka vazhduar me një rritje të vazhdueshme, të dielën kishte arritur në vlerën e 33.086 dollar, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kriptovaluta ka arritur një vlerë rekorde të enjten. Vlera e një Bitcoini arriti në 37.700 dollarë, shifra më e lartë ndonjëherë. Pas arritjes së shifrës rekorde, vlera e Bitcoinit ra pak. Aktualisht është 37.080 dollar.

Kriptomonedha më e madhe për sa i përket pjesës se tregut, nuk mund ta ruaj nivelin, ajo ishte pothuajse 2% mbi nivelin e të mërkurës, kur Bitcoin arriti përsëri nivelet rekord./Gazeta Express/