Bislimi takohet me emisarin Sarrazin, bisdojnë për aplikimin e Kosovës në KE dhe për çështjen e targave me Serbinë - Gazeta Express
string(113) "bislimi-takohet-me-emisarin-sarrazin-bisdojne-per-aplikimin-e-kosoves-ne-ke-dhe-per-ceshtjen-e-targave-me-serbine"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2022 21:02

Bislimi takohet me emisarin Sarrazin, bisdojnë për aplikimin e Kosovës në KE dhe për çështjen e targave me Serbinë

Lajme

Gazeta Express

14/05/2022 21:02

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Bislimi shprehu vlerësim të thellë për bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve  dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke përfshirë këtu liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Lexo Edhe:

“Takimi i ngrohtë dhe i dobishëm me të dërguarin special në BB, të cilin e falënderova për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Gjermanisë në rrugën e BE-së dhe mbështetjen e fortë për ofertën e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.@ManuelSarrazin, mezi presim të punojmë ngushtë së bashku dhe të forcojmë partneritetin tonë tashmë të fortë”, shkroi në Twitter Bislimi. 

Po ashtu, sipas një komunikate për media të ZKM-së thuhet se Bislimi e njoftoi Sarrazin për përkushtimin e Kosovës në dialogun me Serbinë.

“Përsa i përket raundit të fundit të bisedimeve, Kosova ka qenë e përkushtuar të arrihet një marrëveshje permanente për çështjen e targave të veturave, duke i respektuar praktikat dhe standardet më të mira të Bashkimit Evropian”.

Tutje ai i tregoi pse nuk është arritur marrëveshja me Serbinë për çështjen e targave.

“Marrëveshja nuk është arritur për shkak të mungesës së vullnetit dhe propozimit konkret nga pala tjetër, që reflektoi interesimin e tyre për të bllokuar arritjen e kësaj marrëveshje dhe respektimin e marrëveshjes së Brukselit të 30 shtatorit. Kosova vazhdon të jetë konstruktive, kreative dhe e përkushtuar në këtë proces”, thuhet në komunikatë.