Bislimi priti në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë - Gazeta Express
string(71) "bislimi-priti-ne-takim-lamtumires-shefen-e-zyres-se-unicef-it-ne-kosove"

Bislimi priti në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 13:16

Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF’it në Kosovë, Nona Zicherman.

Bislimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen saj të vazhdueshme ndaj objektivave e prioriteteve për një shoqëri gjithëpërfshirëse e vëmendje të plotë edhe ndaj grupeve të margjinalizuara dhe minoriteteve.

Lexo Edhe:

“U përmendën iniciativat e ndërmarra nga Qeveria si platforma Superpuna dhe ndikimi i prodhuar nga ajo, apo edhe Kosovo Generation Unlimited, e cila u cilësua nga znj. Zicherman si një vizion i kthyer në realitet.”

Bislimi tha se duan të gjejnë sa më shumë instrumente për mbështetjen e qytetarëve.

“Ne duam të gjejmë sa më shumë instrumente për mbështetjen e qytetarëve, jo vetëm që ajo të jetë e diversifikuar, por edhe të mbërrijë tek sa më shumë qytetarë e të jetë gjithëpërfshirëse. Të rrisim e kultivojmë aftësitë e të rinjve e të vijojmë përkushtimin tonë edhe në uljen e papunësisë” tha zëvendëskryeministri Bislimi.

Në përfundim të takimit, ZKM thotë se u theksua rëndësia e procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili nisi në datën 5 prill, që do të japë kontribut të volitshëm për të dhëna më të sakta e rrjedhimisht dhe politika më të targetuara, në shërbim të progresit e zhvillimit të vendit. Bislimi i uroi Zicherman suksese të mëtejme në angazhimin e radhës.