Bislimi në Kopenhagë takon ministrin finlandez për çështje europiane, i thotë se Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat - Gazeta Express
string(128) "bislimi-ne-kopenhage-takon-ministrin-finlandez-per-ceshtje-europiane-i-thote-se-kosova-duhet-te-marre-statusin-e-vendit-kandidat"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 14:27

Bislimi në Kopenhagë takon ministrin finlandez për çështje europiane, i thotë se Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 14:27

Zëvendëskryeministri në detyrë për Integrim Europian, Besnik Bislimi, pati takim bilateral me ministrin për Çështje Europiane të Finlandës, Joakim Strand.

Ky takim u zhvillua në margjina të organizimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Danimarkës dhe tryezave të diskutimit në nivel të ministrave për çështje evropiane e ku marrin pjesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, vendet kandidate dhe ato potenciale për marrjen e statusit kandidat.

Zëvendëskryeministri shprehu “mirënjohjen ndaj Finlandës për partneritetin e ngushtë dhe mbështetjen ndaj shtetit tonë”.

Zyra e Kryeministrit tha se Bislimi në këtë takim ka theksuar synimin e Kosovës për avancim në rrugëtimin drejt integrimit europian, me hapin e radhës që duhet të jetë marrja e statusit të vendit kandidat dhe pranimi i pyetësorit.

Bislimi shtoi se rruga drejt anëtarësimit në BE “duhet të jetë e bazuar në principe, kritere, vlera dhe meritokraci”.

“Gjatë takimit, zëvendëskryeministri nënvizoi se Kosova ka shënuar progres të dëshmuar dhe nga matjet e indekseve ndërkombëtare, gjersa e falënderoi Finlandën për përkrahjen edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”./Express/