Bislimi: Kemi kapacitete për reforma edhe më mirë se shtetet tjera…, po përballemi me probleme përtej kontrollit tonë - Gazeta Express
string(114) "bislimi-kemi-kapacitete-per-reforma-edhe-me-mire-se-shtetet-tjera-po-perballemi-me-probleme-pertej-kontrollit-tone"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 15:07

Bislimi: Kemi kapacitete për reforma edhe më mirë se shtetet tjera…, po përballemi me probleme përtej kontrollit tonë

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 15:07

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, pas takimit të ministrave të BE-së për çështje europiane ku ndër të tjerë po marrin pjesë edhe ministrat nga Ballkani Perëndimor, tha se Kosova po e pret momentin kur do ta marrë pyetësorin për të siguruar statusin e vendit kandidat.

Por, Bislimi për gazetarët atje që e pyetën mbi progresin e këtij takimi, tha se problemi me të cilin përballet Kosova në rrugën e saj drejt integrimit europian s’është i brendshëm dhe se varet nga faktorë të jashtëm, raporton Gazeta Express.

“Kosova është tashmë duke e zbatuar MSA-në qe 10 vjet dhe shohim se institucionet tona e kanë kapacitetin për të implementuar reformat e nevojshme nga procesi i integrimit, më mirë edhe se shtete të tjera në momentin kur ata e kanë marrë statusin e vendit kandidat dhe ajo çfarë ka rëndësi është se problemi me të cilin Kosova po përballet nuk është i prodhuar së brendshmi, por ka të bëjë me faktorë të jashtëm, përtej kontrollit të vendit tim dhe kjo nuk e prek detyrimisht marrëdhëniet që i kemi me Komisionin Europian”, tha Bislimi.

Ai shtoi se pavarësisht kësaj, kjo e ndikon volumin e të hyrave financiare drejt Kosovës dhe pjesëmarrjen në disa mekanizma që shtetet anëtare kanë si trajnime për shtetet kandidate.

“Por në thelb Kosova po e bën pjesën e saj, ne gjithashtu po marrim pjesë në iniciativat e Komisionit Europian, në Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor, pra konsiderueshëm ne jemi duke kryer detyrat tona të shtëpisë dhe jemi gati për momentin që e marrim pyetësorin dhe vlerësohemi rreth kapaciteteve tona”.

Takimi u organizua në Kopenhagë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës, e cila udhëheq me Presidencën e BE-së aktualisht, ku ndër temat kryesore ishte edhe zgjerimi i BE-së./Express/