“Bisha” Erling Haaland, sensacioni që po e çmend botën e futbollit - Gazeta Express
string(63) "bisha-erling-haaland-sensacioni-qe-po-e-cmend-boten-e-futbollit"

“Bisha” Erling Haaland, sensacioni që po e çmend botën e futbollit

Futboll

Gazeta Express

06/10/2022 11:36

Erling Haaland është sensacioni më i madh i futbollit botëror. Sulmuesi norvegjez po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij me Manchester Cityn. Statistikat e tij janë të frikshme dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, do ta shkruajë historinë

Erling Haaland është sensacioni më i madh i futbollit botëror për momentin.

Lexo Edhe:

Sulmuesi norvegjez po i mahnit të gjithë me aftësitë e tij dhe me nuhatjen për golin.

Futbollisti i Manchester Cityt po tregohet një “vrasës” i vërtetë para portës kundërshtare, shkruan “Gazeta Express”.

Gjatë verës që shkoi, transferimi i tij nga Borussia Dortmundi kishte bërë bujë të madhe.

Njerëzit ishin dyshues nëse 22 vjeçari do të shpërthente në Angli, në ligën më të fortë në botë.

Por, përfaqësuesi norvegjez ua mbylli kritikëve duke shënuar më shumë gola se që ka paraqitje.

Më saktësisht, ish-futbollisti i Salzburgut i ka realizuar 19 gola në 12 ndeshje deri tash këtë edicion.

Haaland i ka 14 gola në Premierligë dhe 5 në Ligën e Kampionëve.

Në Champions ai e kaloi Luis Suarezin duke arritur në kuotën e 28 golave në 22 ndeshje.

Në këtë garë norvegjezi e ka një mesatare të frikshme prej 1.27 golsh për ndeshje.

Haaland i ka realizuar 3 “Hat-Tricks” këtë sezon, prej tyre njërin kundër rivalit Manchester United.

Mbrëmë ai i shënoi dy gola në pjesën e parë dhe u ndaj veç nga trajneri Pep Guardiola, i cili e nxori nga loja për ta pushuar, shkruan “Gazeta Express”.

Haaland gjithashtu prin sa u përket golave të shënuar në 100 ndeshje në ligat më të forta evropiane.

Ai i ka realizuar 103 gola, pra ka më shumë gola se lojë.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, Haaland mund t’i thyejë të gjitha rekordet e mundshme.

Duke e pasur parasysh se i ka përpara edhe 10 vjet, kur mund të luajë në nivele të larta, “bisha” Haaland mund të hyjë në histori të futbollit. /Gazeta Express/