CNN, ka raportuar se negociatat mes SHBA’së dhe Iranit kanë qenë kryesisht pozitive, porse Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë kyçe bllokimi.
Në raportim, CNN ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve:
Takime maratonë: SHBA-ja dhe Irani kanë filluar një raund të ri bisedimesh në Pakistan, ndërsa negociatat që zgjasin me orë të tëra po vazhdojnë deri në mëngjesin e së dielës sipas kohës lokale, sipas mediave iraniane.
Pikë bllokimi: Burime pakistaneze thonë se toni i përgjithshëm i diskutimeve ka qenë pozitiv, por një ngërç vazhdon mbi kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, rruga ujore jetike ku SHBA-ja tha se nisi operacionet për pastrimin e minave të shtunën.
Takim historik ballë për ballë: Një delegacion amerikan i udhëhequr nga Zëvendëspresidenti JD Vance u takua drejtpërdrejt me zyrtarë iranianë në Islamabad, duke shënuar një moment të rëndësishëm për dy vendet që zakonisht kanë zhvilluar bisedime të nivelit të lartë përmes ndërmjetësve.
Ndërsa bisedimet SHBA-Iran vazhdonin, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua vendit të tij vonë të shtunën, duke thënë se fushata e tij kundër Teheranit “ende nuk ka përfunduar.”