Bisedimet për Presidentin pa emrin e saj, aktivizohen këshilltarët e Vjosa Osmanit, ia përmendin punën, integritetin... - Gazeta Express
string(113) "bisedimet-per-presidentin-pa-emrin-e-saj-aktivizohen-keshilltaret-e-vjosa-osmanit-ia-permendin-punen-integritetin"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 20:16

Bisedimet për Presidentin pa emrin e saj, aktivizohen këshilltarët e Vjosa Osmanit, ia përmendin punën, integritetin…

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 20:16

Kryeministri Albin Kurti dhe dy partive pasuese në parlament, Bedri Hamza i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së po diskutojnë kur kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit.

Ndërkohë që Vjosa Osmani kërkon edhe një mandat në karrigen e shefes së shtetit, në LVV thonë se s’kanë mbledhur nënshkrime e se s’kanë kandidatë.

LVV duket sikur e ka hedhur poshtë mundësinë që ta mbështesë Vjosa Osmanin për presidente edhe për një mandat, të cilin ajo po e kërkon.

Donika Kadaj Bujupi, këshilltare e Osmanit, postoi një fotografi në Facebook, duke shkruar: “Veç një emër, Presidentja Vjosa Osmani🥇“.

Meliza Haradinaj, një tjetër këshilltare e presidentes, shkroi për punën e Osmanit.

“Puna me nder e integritet, qartëson rrugën përpara 🇽🇰 Me Presidenten Vjosa Osmani”.

Edhe Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Osmani, shkroi në Facebook: “Partneritet, siguri, dinjitet Vjosa Osmani”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement