Një “takim i zgjeruar” për t’i dhënë fund luftës do të nisë së shpejti në qytetin egjiptian Sharm El-Sheikh, me pjesëmarrjen e të dërguarit të posaçëm amerikan Steve Witkoff, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner dhe kryenegociatorit izraelit Ron Dermer, raportoi televizioni egjiptian Al-Qahera News, i lidhur me shtetin, shkruan CNN.
Zyrtarë të lartë nga Egjipti, Katari dhe Turqia ndodhen në qytetin bregdetar të Detit të Kuq për negociata të tërthorta armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit.
Sipas mediave egjiptiane, takime dypalëshe me ndërmjetësit u mbajtën përpara takimit të zgjeruar.
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...