Bisedimet Iran–Evropë në Gjenevë: Kush çfarë po kërkon? - Gazeta Express
string(53) "bisedimet-iran-evrope-ne-gjeneve-kush-cfare-po-kerkon"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 17:58

Bisedimet Iran–Evropë në Gjenevë: Kush çfarë po kërkon?

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 17:58

Përderisa bisedimet diplomatike mes Iranit dhe përfaqësuesve evropianë po vazhdojnë në Gjenevë, më poshtë ju sjellim një përmbledhje të deklaratave kryesore të dhëna para fillimit të tyre.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca dhe aleatët e saj evropianë do t’i paraqesin Iranit një propozim diplomatik për t’i dhënë fund konfliktit me Izraelin, por theksoi se Irani “duhet të tregojë vullnet”. Macron ka paraqitur katër shtylla kryesore të këtij propozimi, raporton The Guardian, transmeton Express.

Ministri i Jashtëm britanik David Lammy u shpreh se “tani ekziston një dritare kohore prej dy javësh për të arritur një zgjidhje diplomatike”, pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se do të vendosë brenda dy javësh nëse do të bashkohet me sulmet izraelite ndaj Iranit.

Ndërkohë, ambasadori izraelit në OKB në Gjenevë, Daniel Meron, tha se pret që ministrat e jashtëm evropianë të kërkojnë një “tërheqje të plotë” të programit bërthamor të Iranit.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha më herët se Irani nuk do të hyjë në negociata me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që nuk ndalen sulmet izraelite, sipas mediave shtetërore iraniane.

Ndërkohë shkëmbimet e zjarrit mes Izraelit dhe Iranit nuk kanë pushuar – me Izraelin që u godit pasditen e sotme nga një valë e re sulmesh iraniane.