Bisedimet e paqes në Ukrainë, reagon BE: Presioni duhet të jetë mbi agresorin - Gazeta Express
string(75) "bisedimet-e-paqes-ne-ukraine-reagon-be-presioni-duhet-te-jete-mbi-agresorin"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 19:03

Bisedimet e paqes në Ukrainë, reagon BE: Presioni duhet të jetë mbi agresorin

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 19:03

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka folur në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Sipas mediave të huaja, ajo më parë iu ishte përgjigjur raporteve për një plan sekret paqeje SHBA-Rusi, duke thënë se çdo plan do të kishte nevojë për “ukrainas dhe evropianë në bord”.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me qasjen e bllokut ndaj paqes në Ukrainë, Kallas tha: “Presioni duhet të jetë mbi agresorin – ata janë ata që e filluan këtë luftë”.

“Nuk kemi parë asnjë lëshim të vetëm nga pala ruse”, tha më tej Kallas, përcjell A2 CNN.

“Kjo është arsyeja pse qasja jonë është të ushtrojmë presion mbi agresorin”, vijoi ajo më tej.

BE-ja do të punojë për më shumë sanksione ndaj flotës në hije të Rusisë, pasi ka një plan me dy pika që konsiston fillimisht në dobësimin e Rusisë dhe më pas në mbështetjen e Ukrainës në luftë, tha Kallas.