Bisedimet Atalanta – Fenerbahçe për Lookmanin po shkojnë drejt dështimit - Gazeta Express
string(70) "bisedimet-atalanta-fenerbahce-per-lookmanin-po-shkojne-drejt-deshtimit"

Futboll

Gazeta Express

31/01/2026 14:40

Bisedimet Atalanta – Fenerbahçe për Lookmanin po shkojnë drejt dështimit

Futboll

Gazeta Express

31/01/2026 14:40

Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se negociatat mes Fenerbahçes dhe Atalantës për reprezentuesin e Nigerisë, Ademola Lookman, kanë ngecur dhe aktualisht marrëveshja nuk pritet të avancojë më tej.

Sipas përditësimeve të fundit, Fenerbahçe po përpiqej ta transferonte Lookman para mbylljes së afatit të janarit.

Raportet e ditës së djeshme pretendonin se ishte zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të dy klubeve dhe se klubi turk ishte i gatshëm të investonte rreth 40 milionë euro për 28-vjeçarin.

Megjithatë, sipas gazetarit Gianluca Di Marzios, negociatat kanë arritur në një ndalesë “përfundimtare”.

Nuk ka marrëveshje as për mënyrën e pagesës dhe as për garancitë bankare të nevojshme për realizimin e transferimit.

Edhe Atlético Madrid ka shfaqur interes për Lookman këtë muaj, por mbetet për t’u parë nëse skuadra e Diego Simeones do të paraqesë një ofertë zyrtare para mbylljes së afatit të janarit.

Nëse Lookman qëndron në Bergamo, Atalanta ka më shumë gjasa të lejojë largimin e Kamaldeen Sulemana, i cili është lidhur me Romën dhe Napolin./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement