Bisedë: Si i sfidojnë artistët pamorë format klasike të botimit? - Gazeta Express
string(62) "bisede-si-i-sfidojne-artistet-pamore-format-klasike-te-botimit"

Arte

Gazeta Express

02/09/2025 16:17

Bisedë: Si i sfidojnë artistët pamorë format klasike të botimit?

Arte

Gazeta Express

02/09/2025 16:17

Më 5 shtator, nga ora 18:00, në librarinë konceptuale të K2.0 mbahet biseda ‘Si i sfidojnë artistët pamorë format klasike të botimit?’

Në serinë e ngjarjeve “Prej Raftit” këtë herë prezantohet “Pararoja”, platformë e publikimeve të pavarura, e themeluar në vitin 2020 në Tiranë. “Pararoja” erdhi si përgjigje ndaj nevojës për t’i promovuar rrëfimet e artistëve pamorë, si dhe për t’i shtjelluar mundësitë alternative të botimit që ofron libri artistik, libri fotografik ose fanzinat.

Zinat që prodhon “Paraoja” janë në sasi të kufizuar, shtypen në mënyrë digjitale dhe i kushtohen një artisti/artisteje bashkëkohor/e që ndan hulumtimin e tij/saj lidhur me një kërkim vizual.

Çka është një libër artistik? Si e gjejnë veten artistët pamorë larg botimeve tradicionale? A mund ta tejkalojë libri kufirin e fjalës së shkruar dhe të flasë vetëm përmes pamjeve?

Për t’i diskutuar këto, do të bisedohet me themeluesin e “Pararoja”, artistin pamor Olson Lamaj, si dhe me dy artiste që kanë bashkëpunuar ngushtë me këtë platformë: Alketa Sylaj, artiste, aktore dhe anëtare e kolektivit Haveit, njëherësh protagoniste e zinës “Alketa” të botuar nga “Pararoja”; dhe Mimoza Liza, artiste vizuale që jeton mes Prishtinës dhe Vjenës, e njohur për qasjen e saj të drejtpërdrejtë dhe kritike ndaj artit, puna e së cilës është paraqitur në zinën “The making of Mimoza Liza”.

Biseda do të moderohet nga Donjeta Murati, hulumtuese dhe punëtore në kulturë.